Aktualitet

Arrizabalaga shumë afër kalimit tek skuadra e Premierligës

Bournemouth është afër marrëveshjes për huazim për portierin e Chelseat, Kepa Arrizabalaga.

29-vjeçari, i cili u bë portieri më i shtrenjtë në botë kur u transferua nga Athletic Bilbao te Stamford Bridge në gusht 2018 për 71 milionë funte, e kaloi sezonin e kaluar si huazim te Real Madrid.

Trajneri i Bournemouth, Andoni Iraola nuk ishte në gjendje të konfirmonte se marrëveshja ishte përfunduar në konferencën e tij për shtyp përpara ndeshjes së sotme në Carabao Cup ndaj West Ham, por ai pranoi se “gjërat po ndodhin”.

Ai shtoi: “Natyrisht që ai ka ardhur nga Chelsea dhe nga Real Madrid, të dyja klube shumë të mëdha, dhe mendoj se ai është mësuar me presionin për të luajtur për ato lloj klubesh.”

/ Sport



#Arrizabalaga #shumë #afër #kalimit #tek #skuadra #Premierligës
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button