Vijojnë vatrat aktive të zjarreve në Lezhë dhe Shkodër, në terren forcat zjarrëfikëse për mbrojtjen e banesave

Në Shkodër dhe Lezhë, vijojnë të jenë ende aktive vatrat e zjarrit.
Në Lezhë, vazhdon të jetë aktive afër banesave të fshatit Kallmet i Vogël. Intensiteti i erës e cila favorizonte per rritjen e aktivitetit të vatres është ulur.
Komandanti i MZSH I bashkisë ka stacionuar zjarrfikëse pranë banesave me qëllim mbrojtjen e banesave.
Në terren janë 40 forca zjarrfikëse, 10 mjete zjarrfikëse, 3 bashkia Lezhë, 2 bashkia Kamëz, 1 bashkia Malsi e Madhe, 1 bashkia Mirditë, 3 bashkia Tiranë dhe 9 forca të sherbimi pyjor, 4 forca te MC, Grupet e FNSH të policise së shtetit dhe ato të rendit dhe rrugores.
Edhe në Shkodër, dhjetra forca vijojnë të jenë të angazhuar për neutralizimin e flakëve.
Nga strukturat e bashkisë së Shkodër ka një vatër zjarri në Qafë të Bishkasit ku është e izoluar por vazhdojnë të digjen cungje e mbeturina por pa rrezik për momentin. Gjithashtu ka një vater në Fshatin Shakot NjA Postrrib, pothajse është e fikur por ka pak tym sepse po digjen mbeturina të kalbura, po mbahen nën vëzhgim nga vrejtuesit e zonave.
/a.r
#Vijojnë #vatrat #aktive #të #zjarreve #në #Lezhë #dhe #Shkodër #në #terren #forcat #zjarrëfikëse #për #mbrojtjen #banesave
Java News