Aktualitet

Policia i gjeti armë dhe fishekë në veturë, arrestohet pejani

Policia e Kosovës në qytetin e Pejës, ka arrestuar një person i cili dyshohet se ka kryer veprën penale “Mbajtje nё pronёsi, kontroll ose posedim tё paautorizuar tё armёve”.

Sipas njoftimit arrestimi i tij ka ndodhur të martën rreth orës 23:20.

“Drejtoria Rajonale e Policisё nё Pejё, Stacioni Policor Pejё, me datë 27.08.2024, rreth orёs 23:20, patrulla Policore gjatё kontrollit rutinё nё fshatin Baran-Pejё, kanё ndaluar tё dyshuarin i cili ishte duke ngasur automjetin me targa vendore, gjatё kontrollit tek i dyshuari janё gjetur dhe sekuestruar: njё armё pistoletё ADAM cal:9mm, një karikator i sё njejtёs armё dhe dhjetё fishekё cal:9mm”, thuhet në njoftim.

I dyshuari pas intervistimit nga hetuesit, me vendim tё Prokurorit tё shtetit dёrgohet nё mbajtje pёr 48- orё.



#Policia #gjeti #armë #dhe #fishekë #në #veturë #arrestohet #pejani
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button