Aktualitet
VIDEO/ Stuhia godet Italinë, rrugët kthehen në lumenj

Disa komuna në provincën e Avellinos në Itali janë goditur nga një stuhi e fuqishme gjatë orëve të pasdites së të martës.
Sipas mediave italiane, moti ndryshoi në pak minuta, ku dielli i la vendin reve të tejmbushura me shi, të cilat sollën erë të fortë e reshje me intensitet të lartë, duke shkaktuar përmbytje, shkruan A2.
Situata më e rëndë ishte në Baiano, ku termocentrali Via Libertà u zhyt nën ujë. Shumë persona u shpëtuan nga zjarrfikësit. Ndërkohë, rruga që përshkon qytetin në Mugnano del Cardinale u kthye në lum duke marrë para makinat e parkuara.
Fatmirësisht, deri tani nuk ka pasur raportime për persona të lënduar nga kjo çmenduri e motit.
#VIDEO #Stuhia #godet #Italinë #rrugët #kthehen #në #lumenj
Java News