Aktualitet

Mungesa e fuqisë punëtore, eksperti: Nuk na shpëtojnë dot filipinasit

Shqipëria vazhdon eksperimentin për të sjellë punëtorë nga jashtë, kryesisht nga Indonezia dhe Filipinet, duke ndjekur linjën e vendeve të BE-së që sot janë duke trokitur në këto shtete për forca të reja pune. Por sa e zgjidhin ngërçin e mungesës së fuqisë punëtore për biznesin fason?

Edvin Prençe, kryetari i shoqatës Pro-Export Albania, thotë se kjo nuk është zgjidhje për biznesin fason.

“Të mendosh të sjellësh punonjës për fasonët në këtë periudhë është njësoj si të zbukurosh një nuse që tashmë po shkon drejt ndarjes. Tashmë ka shumë aktivitete që janë drejt mbylljes së aktivitetit dhe të mendosh që në këtë moment shumë biznese po flasin për mbijetesë dhe jo për të menduar për punëtorë nga vende të treta”, u shpreh Edvin Prençe, kryetari i shoqatës Pro-Export Albania.

Ai theksoi se tashmë Shqipëria nuk është më një vend i preferuar për tregun europian.

“Këta punëtorë nuk mund të rimëkëmbin më këto biznese kur kursi i këmbimit është drejt një kolapsi të thellë. Kemi një rënie shumë drastike të kërkesave nga Europa dhe Shqipëria e ka humbur konkurueshmërinë dhe nuk shihet më si një vend i preferuar nga brandet e huaja”, tha Prençe në Ditarin e pasdites nga Bruna Çifligu në A2.

Të dhënat tregojnë se vitin e shkuar u pajisën me leje pune 9 mijë e 825 shtetas të huaj, me një rritje prej 18.3 për qind në raport 2022. Që nga viti 2017 janë më shumë se 37 mijë të huaj që kanë marrë leje për të punuar në Shqipëri. Kjo me qëllim mbushjen e boshllëkut të krijuar nga emigracioni. Sipas të dhënave nga Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive, pjesa më e madhe e punonjësve të huaj që kanë ardhur në Shqipëri deri më tani janë nga Turqia, Egjipti, Filipinet, India, Kina apo Ukraina. /A2CNN

#Mungesa #fuqisë #punëtore #eksperti #Nuk #shpëtojnë #dot #filipinasit
JavaNews

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button