Donte të flirtonte me zjarrfikësit, dënohet piromania e çuditshme në Greqi
Autoritetet në Greqi kanë arrestuar një 44 vjeçare në Tripoli të Greqisë nën akuzën e zjarrvënies së qëllimshme, në një kohë kur vendi po përballet me një situatë të jashtëzakonshme për shkak të zjarreve.
Gruaja dyshohet se ndezi dy zjarre në ditët e fundit, të cilët dolën nga kontrolli dhe dogjën një sipërfaqe të konsiderueshme me shkurre, por rrezikuan dhe banesat pranë.
Por ajo që e bën të veçantë këtë histori është që gjatë marrjes në pyetje gruaja e ka pranuar se i ka ndezur zjarret me qëllimin e vetëm që të vinin zjarrfikësit, pasi siç tha ajo kishte shumë dëshirë që të flirtonte me ta.
Kjo gjë i ka çuditur autoritetet të cilët kanë ngritur akuzat për 44-vjeçaren që tashmë rrezikon një dënim të rëndë, por edhe gjobë.
#Donte #të #flirtonte #zjarrfikësit #dënohet #piromania #çuditshme #në #Greqi
Java News