Aktualitet

“Kryeministër kur po hapet ura”, Kurti s’ka përgjigje, i përshëndet gazetarët dhe largohet

Kryeministri Albin Kurti dhe ministri Arben Vitia sot morën pjesë në përurimin e disa renovimeve që u bënë në Klinikën Emergjente në QKUK.

Nga gazetarët ai u pyet se kur do të hapet Ura e Ibrit, mirëpo nuk ktheu përgjigje.

Kurti javë më parë ka bërë të ditur se kanë hartuar një plan për hapjen e urës mbi Ibër dhe që atë ia ka shpalosur edhe ndërkombëtarëve.

Në fillim kishte një këmbëngulje për ta hapur urën, mirëpo pas takimeve me ambasadorët e QUINT’it, komandantin e KFOR’it dhe shefin e CIA’s duket se Kurti është tërhequr pak.

Nga zhurma, në heshtje | Vizita e William Burns, e la “nën hije” çështjen e hapjes së urës mbi lumin Ibër



#Kryeministër #kur #hapet #ura #Kurti #ska #përgjigje #përshëndet #gazetarët #dhe #largohet
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button