Aktualitet

Nga zhurma, në heshtje | Vizita e William Burns, e la “nën hije” çështjen e hapjes së urës mbi lumin Ibër

Të enjten dhe të premten qëndroi për vizitë në vendin tonë shefi i Agjencisë Qendrore amerikane të Inteligjencës (CIA), William Burns.

Burns të enjten ka takuar presidenten e shtetit Vjosa Osmani dhe shefin e AKI-së, Petrit Ajeti, gjersa të premten takoi kryeministrin Albin Kurti.

Pos fotografive, detajet nga takimi ishin shumë të vogla e tërësisht sipërfaqësore.

Kjo vizitë ishte kryetemë e javës, por pa lënë anash edhe çështjen e hapjes së urës së Ibrit, për të cilën partia në pushtet ishte shumë e zëshme kohëve të fundit.

Por, a ndryshoi gjithçka pas vizitës së shefit të CIA-s?

Janë bërë pesë ditë që nga VV’ja nuk ka asnjë deklaratë në lidhje me çështjen e hapjës së urës mbi lumin Ibër.

Kompania që kreu vlerësimet mbi urën e Ibrit ende nuk ka dhënë raportin final, e lidhur me këtë nuk dhanë ndonjë sqarim as nga ministria e Infrastrukturës, e as nga Qeveria Kosovës.

Çfarë tha Kurti për urën para vizitës së ëilliam Burns në Kosovë?

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Qeveria e tij synon hapjen e urës kryesore mbi lumin Ibër, dhe që ai veprim nuk është kundër askujt.

Kurti i ka bërë këto deklarata një ditë pas pati takim me ambasadorë të vendeve të QUINT-it në Kosovë, dhe shefin e zyrës së Bashkimit Evropian, me të cilët ka diskutuar për këtë çështje.

Në QUINT bëjnë pjesë Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar, Gjermania, Franca dhe Italia.

“Askush nuk mund të thotë që kjo nuk është një gjë e mirë dhe e drejtë, por ne dëshirojmë që edhe të zbatohet ligji, edhe të respektohet liria e lëvizjes, por edhe të kemi paqe e siguri për të gjithë”, ka thënë Kurti në një konferencë për media.
Edhe zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, pati paralajmëruar në maj se ura “do të hapet shpejt”, dhe se po diskutohet me eprorët se si të bëhet kjo.

Faktori ndërkombëtar, në anën tjetër, po kërkon vazhdimisht të ketë koordinim mes të gjitha palëve të prekura që të mos përshkallëzohet situata.

Karabinierët italianë të KFOR-it kanë prani të përhershme mbi urën e Ibrit dhe kryejnë patrullime në rrethinë. Ura vëzhgohet edhe prej pjesëtarëve të Policisë së Kosovës.

Qeveria e Kosovës beson se liria e lëvizjes duhet të sigurohet në të gjithë territorin, por Serbia e konsideron hapjen e urës si “provokim”.

Kurti flet për takimin me shefin e CIA-s: Dëshmi e përkushtimit të SHBA-së ndaj sigurisë në Kosovë

 



#Nga #zhurma #në #heshtje #Vizita #William #Burns #nën #hije #çështjen #hapjes #së #urës #mbi #lumin #Ibër
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button