Aktualitet
Monaco dhe Betis duan mesfushorin e Real Madridit

Monaco dhe Betis po bëjnë përpjekje serioze për të nënshkruar me mesfushorin e Real Madridit, Dani Ceballos, raporton Marca.
Opsioni më i mirë për të dy klubet është ta huazojnë deri në fund të sezonit me një klauzolë të detyrueshme blerjeje.
Vetë Ceballos po i shqyrton të dyja ofertat dhe nuk përjashtohet transferimi i tij.
Megjithatë, trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti është i interesuar për mesfushorin dhe do të bëjë gjithçka për ta bindur atë të qëndrojë.
/ Sport
#Monaco #dhe #Betis #duan #mesfushorin #Real #Madridit
gazetablic.com