Aktualitet

VIDEO/Zjarri pranë aksit Lushnjë-Rrogozhinë, bllokohet një anë e rrugës

Një zjarr ka rënë rreth orës 19:35, në vendin e quajtur “Qafa e Sokolit”, në aksin rrugor “Lushnjë-Rrogozhinë”, ku si pasojë e përhapjes së flakëve nga era, ka marrë flakë dhe një biznes që merret me përpunimin e lëndës drusore.

Për fat të mirë nuk raportohet për të lënduar.

Shërbimet e Policisë dhe zjarrfikëses ndodhen në vendngjarje për të fikur zjarrin, si dhe për menaxhimin e trafikut në aksin e bllokuar të rrugës. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rënies së zjarrit.

#VIDEOZjarri #pranë #aksit #LushnjëRrogozhinë #bllokohet #një #anë #rrugës
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button