Aktualitet

Stuhia në Tiranë, për herë të parë anulohet protesta poshtë ballkonit të Berishës

Për herë të parë që prej 2 janarit të këtij vitit, mbështetësit e Sali Berishës nuk do ta shohin t’i shfaqet në dritare lideri i tyre për t’u lexuar fjalimin e përnatshëm. Stuhia me shi të rrëmbyeshëm dhe breshër bëri që protesta e përnatshme poshtë ballkonit të kreut demokrat të anulohet.

Zyra e shtypit të Partisë Demokratike njoftoi si çdo mbrëmje takimin e Berishës me simpatizantët e tij por në një njoftim të dytë bëri me dije se ai nuk do mbahej duke zbuluar dhe arsyen.

“Për shkak të kushteve të papërshtatshme atmosferike protesta e sotme në “Rrugën e Shpresës” do të anulohet, thuhet në njoftimin e PD.

Që prej ditës kur SPAK e mbylli në shtëpi, Sali Berisha nuk e ka prishur për asnjë arsye rutinën e tij megjithëse atij i është ndaluar te komunikoje me persona të cilët nuk janë familjare te tij.

#Stuhia #në #Tiranë #për #herë #të #parë #anulohet #protesta #poshtë #ballkonit #të #Berishës
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button