Aktualitet
Zjarr i madh në Lushnje, flakët “përpijnë” edhe një biznes

Rreth orës 19:35, në vendin e quajtur “Qafa e Sokolit”, në aksin rrugor “Lushnjë-Rrogozhinë”, ka rënë zjarr.
Si pasojë e përhapjes së flakëve nga era, ka marrë flakë dhe një biznes që merret me përpunimin e lëndës drusore.
Shërbimet e Policisë dhe zjarrfikëses ndodhen në vendngjarje për të fikur zjarrin, si dhe për menaxhimin e trafikut në aksin e bllokuar të rrugës.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rënies së zjarrit.
#Zjarr #madh #në #Lushnje #flakët #përpijnë #edhe #një #biznes
Java News