Aktualitet

E frikshme/ Aksident i trefishtë në Elbasan, trajleri përfundon poshtë urës, një prej shoferëve transportohet te Trauma

Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e së hënës në aksin rrugor Elbasan-Peqin, ku janë përfshirë 3 makina.

Sipas dëshmive për A2 CNN, në aksident janë përfshirë dy fuoristrada Benz dhe Audi dhe një trajler, i cili pas përplasjes ka përfunduar poshtë një ure të vogël.

Si pasojë e këtij aksidenti, vetëm një prej drejtuesve ka marrë plagë dhe u dërgua te Trauma, teksa qarkullimi i mjeteve është ndërprerë për disa minuta.

Është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve për të nxjerrë nga makina një prej drejtuesve të mjeteve, i cili kishte mbetur i bllokuar brenda.

Shkaqet e aksidentit janë ende të paqarta, teksa policia vijon hetimet.

#frikshme #Aksident #trefishtë #në #Elbasan #trajleri #përfundon #poshtë #urës #një #prej #shoferëve #transportohet #Trauma
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button