Aktualitet
Dërgohet pa shenja jete një person në spital në Dragash, familjarët thonë se përdori barna

Një person është dërguar pa shenja jete në një klinikë private në Dragash.
Policia ka bërë të ditut se sipas familjarëve, ai ka përdorur një sasi medikamentesh, raporton teve1.info
“VDEKJE E DYSHUAR- Dragash 25.08.2024-20:50. Raportohet se viktima mashkull kosovar është sjell pa shenja jete në një klinikë private. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Sipas familjarëve viktima ka përdor një sasi të medikamenteve. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar.”
#Dërgohet #shenja #jete #një #person #në #spital #në #Dragash #familjarët #thonë #përdori #barna
gazetablic.com