Vrasja me thikë në Astir/ Pranga shokut të viktimës, po drejtonte motorin në gjendje të dehur

Pas vrasjes se Amarildo Hoxhallarit, ka rene ne pranga shoku i ketij te fundit.
Policia njofton se i arrestuar nuk eshte vetem autori Darment Keli, por edhe personi qe po drejtonte motorin ku ndodhej viktima.
Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda arrestuan shtetasin D. K., 25 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Vrasja me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, parashikuar nga nenet 76 dhe 279 të Kodit Penal, dhe shtetasin A. M., 33 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal.
Shtetasi D. K., ditën e djeshme, në Unazë të Re, ka goditur me mjet prerës shtetasin A. H., 34 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën në spital, ndërsa shtetasi A. M., drejtuesi i motomjetit ku ndodhej 34-vjeçari që ka ndërruar jetë, ka rezultuar se drejtonte motomjetin në gjendje të dehur.
/a.r
#Vrasja #thikë #në #Astir #Pranga #shokut #të #viktimës #drejtonte #motorin #në #gjendje #të #dehur
Java News