Aktualitet

Mjeku familjar flet për ndikimin e temperaturave të larta, vjen me disa rekomandime

Specialisti i Mjekësisë Familjare Rushit Ismajli në një prononcim për Gazeta Blic, u deklarua rreth ndikimit të temperaturave të larta tek personat që punojnë në ambiente të jashtme dhe në përgjithësi.

Ai tha se temperaturat e larta janë të dëmshme për personat që punojnë në ambiente të jashtme.

“Për ata që punojnë në ambiente të jashtme, sigurisht këto temperaura janë shumë të dëmshme, vërtetë është një vapë përcelluese për ata të cilët janë direkt në rreze të diellit dhe është shumë vështirë e përballueshme”, deklaroi ai.

Tutje,  ai tregon se çka cilat janë efektet negative të temperaturave të larta dhe se çfarë duhet bërë.

Temperaturat munden me shkaktu marramendje, mundim, vjellje dhe në raste të rënda edhe humbje të vetëdijës. Kështu që duhet respektuar rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, sidomos për personat që kanë probleme me hipertension, me diabet, dhe me sëmundje kronike të zemrës ose çfarë do sëmundje tjetër të rëndë”, tha ai.

Ismajli tha se përveç kategorive që kanë problemet e lartëpërmendura, në grupet e rrezikuara hyjnë gratë shtatëzëna dhe fëmijët e vegjël.

“Ne, pothuajse të gjithë jemi të atakuar prej temperaturave të lart,  por veçanërisht njerëzit që i kanë këto probleme e sidomos ata që janë të moshuarë, pastaj në grupet e rrezikuara hyjnë edhe gratë shtatëzëna, pastaj edhe fëmijët shumë të vegjël”, theksoi ai.

Ismajli për në fund jep rekomandim për ata që kanë vizita mjekësore që t’i kryejnë në orët e paraditës në mënyrë shmangie të temperaturave të larta.

“Madje kisha rekomanduar në qoftëse kanë vizita mjekësore, t’i shfrytëzojnë më shumë orët e paradites, sesa të pasditës”, tha ai për .



#Mjeku #familjar #flet #për #ndikimin #temperaturave #të #larta #vjen #disa #rekomandime
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button