Mbetjet toksike/ Prokuroria sekuestron dokumentet e kompanisë ‘Kurum’, pritet të merren në pyetje personat që kanë lidhje me ngarkesën

Prokuroria kë vënë nën sekuestro dokumentet e kompanisë ‘Kurum’, për të hedhur dritë mbi rastin e mbetjeve toksike.
Gjithashtu mësohet se në pyetje do të merren persona që kanë lidhje apo dijeni për ngarkesën.
Kujtojmë se ditën e mërkurë, Prokuroria e Durrësit njoftoi se ka nisur hetim në lidhje me ngarkesën e dyshimtë me mbetje toksike që ishte nisur drejt Tajlandës. Hetimet po kryhen lidhur me veprën penale të kontrabandës me mallra të ndaluara ose të kufizuara, pas referimeve nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave.
Kompania “Kurum International” është identifikuar si burimi i qindra ton mbetjeve të dyshuara si të rrezikshme që u eksportuan nga porti i Durrësit, duke shkaktuar alarm.
Gjatë javës, prokuroria ka urdhëruar sekuestrimin e dokumenteve të përpunimit të materialeve dhe dokumenteve të tjera nga Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore (AKBN), Ministria e Mjedisit, dhe kompanitë private të dyshuara si të përfshira në këtë transport
Po ashtu, janë sekuestruar dokumentet e kompanisë “Sokolaj” shpk, e cila merret me import-eksport mineralesh dhe është në pronësi të shtetases Gjovana Sokolaj. Po ashtu janë sekuestruar edhe dokumentet që gjenden në doganën e Durrësit lidhur me eksportin e ngarkesës nga Durrësi në drejtim të Tajlandës.
#Mbetjet #toksike #Prokuroria #sekuestron #dokumentet #kompanisë #Kurum #pritet #të #merren #në #pyetje #personat #që #kanë #lidhje #ngarkesën
Java News