U godit me thikë tek “Astiri”, ndërron jetë 34-vjeçari, autori bie në pranga (EMRAT)

Humb jetën në spital 34-vjeçari Amaraldo Hoxhallari. I riu mbeti i plagosur me thikë pasditen e kësaj të shtune në Tiranë, por fatkeqësisht nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra dhe humbi jetën.
Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 18:45 në zonën e Unazës së Re. Autor i dyshuar i vrasjes së Hoxhallarit është 25-vjeçari Darmian Keli, i cili u arrestua nga policia.
Në njoftimin e saj për mediat, policia e Tiranës tha se shkak për ngjarjen u bë një sherr për motive të dobëta, por pa dhënë detaje të tjera.
Njoftimi i policisë:
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë pak më parë, ku në Unazë të Re, është plagosur me mjet prerës shtetasi A. H., ju informojmë se ky shtetas si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë në spital.
Grupi hetimor po punon për arrestimin e autorit të dyshuar dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
#godit #thikë #tek #Astiri #ndërron #jetë #34vjeçari #autori #bie #në #pranga #EMRAT
Java News