Aktualitet

Eksporti i mbetjeve të rrezikshme drejt Tajlandës/ Prokuroria kërkon informacion, kush fshihet pas kompanisë shqiptare në Kroaci?

Eksporti i mbetjeve të rrezikshme drejt Tajlandës, kush fshihet pas
Kompania “Sokolaj shpk” e cila eksportoi 102 kontejnerë me 800 tonë mbetje të KURUM drejt Tajlandës që dyshohet se janë mbetje toksike dhe pritet në kthehen mbrapsht në Shqipëri nuk ka licencë për eksportin e oksidit të hekurit.

Kompania ka bërë kërkesë për marrjen e autorizimit por nuk i është miratuar. Më herët, në vitin 2022, Sokolaj shpk ka patur një autorizim për eksport, por edhe në atë kohë autorizimi nuk ka qenë e specifikuar për oksid hekuri.

Të paktën kështu ka rezultuar nga dokumentat që prokuroria e Durrësit ka sekuestruar pranë Ministrisë së Mjedisit.

Prokuroria pritet të kërkojë ndërkohë informacion në Kroaci se kush fshihet pas kompanisë DS minerals d.o.o që Sokolaj shpk i shiti 2800 ton të pretenduar oksid hekuri që ua bleu Kurum për 41 mijë euro dhe ia shiti për 141 mijë, pra ia shiti vetes.

#Eksporti #mbetjeve #të #rrezikshme #drejt #Tajlandës #Prokuroria #kërkon #informacion #kush #fshihet #pas #kompanisë #shqiptare #në #Kroaci
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button