Vendtakimi i Vjosës me Drinon, Kumbaro: Përgjegjësi e të gjithëve për ta ruajtur natyrën

Parku Kombëtar i Vjosës, lumi i fundit të egër në Evropë, po eksplorohet çdo ditë e më shumë nga turistë që kërkojnë eksperienca të jashtëzakonshme nga soditjet në natyrë, deri tek rafting dhe sportet e aventurës.
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro ndau pamje nga peizazhet e mrekullueshme në vendtakimin e Vjosës me Drinon, ndërsa u shpreh se “është përgjegjësi jo e vogël e të gjithëve për ta ruajtur kështu siç është natyrën”.
“Nga vendtakimi i Vjosës me Drinon- ku bashkohen e bruzta e ujit me jeshilen e luginës, e ku s’mund t’i rezistoja joshjes ndaj natyrës për të filmuar dhe për të ndarë me ju pak momente nga qetësia e fluturakeve të vockla që trembet nga kumbimi i këmborëve, një simfoni perfekte dirigjuar nga natyra dhe përgjegjësia jo e vogël e të gjithëve ne për ta ruajtur kështu në të ardhmen e afërt e shumë të largët” shkruan zonja Kumbaro.
Vjosa, perla e Europës gjendet vetëm 1 orë e 45 min nga Saranda dhe 45 min nga Gjirokastra.
Të apasionuar pas sporteve ekstreme, turistë të shumtë rendin në rrjedhën e Vjosës për të përjetuar eksperiencën unike të rafting, ndërsa rrjedha është e qetë në disa vende dhe e tërthortë e me dallgë në vende të tjera me thellësi më të madhe.
/a.r
#Vendtakimi #Vjosës #Drinon #Kumbaro #Përgjegjësi #të #gjithëve #për #ruajtur #natyrën
Java News