Aktualitet
E zë poshtë traktori, humb jetën 32-vjeçari shqiptar në Itali

Një 32-vjeçar shqiptar humbi tragjikisht jetën pasditen e kësaj premteje në Itali, si pasojë e një aksidenti. Ngjarja ndodhi në një rrugë fshati që lidh Turin me Casamassima, në provincën e Barit.
Viktima Klevis B. drejtonte një traktor, kur në rrethana momentalisht të paqarta humbi kontrollin e mjetit dhe u përplas me murin rrethues të rrugës. Traktori u përmbys, duke e zënë të riun poshtë.
Pavarësisht ndërhyrjes së ndihmës së shpejtë, 32-vjeçari nuk mundi të mbijetonte dhe ndërroi jetë në vendngjarjes.
Sipas asaj që shkruajnë mediat vendase, shqiptari punonte për një kompani bujqësore në Rutigliano. Në momentin e ngjarjes ai po kthehej pas një dite pune në ara.
#zë #poshtë #traktori #humb #jetën #32vjeçari #shqiptar #në #Itali
Java News