Aktualitet

Befason Beyoncé/ Hedh në treg uiskin, e frymëzuar nga stërgjyshi i saj

“Bottle in my hand, the whiskey up high”, këndon Beyoncé në albumin e saj të fundit “Cowboy Carter”, të cilin e publikoi në fillim të këtij viti. Tani duket se ajo mund të ketë pasur një markë specifike në mendje. Të martën, fituesja e 32 çmimeve “Grammy” zbuloi sipërmarrjen e saj të fundit, në biznes: Një uiski luksoz i frymëzuar nga stërgjyshi i saj.

Marka është një sipërmarrje e përbashkët midis Beyoncé dhe “Mowt Hennessy”, divizioni i pijeve i konglomeratit luksoz LVMH, i cili zotëron dhjetëra etiketa të verërave, shampanjës dhe pijeve alkoolike, duke përfshirë “Veuve Clicquot” dhe “Dom Pérignon”.

Duke premtuar një “risjellje” të uiskit amerikan, pija mban emrin “SirDavis” për nder të stërgjyshit të këngëtares nga babai, Davis Hogue. Një fermer dhe “moonshner” i epokës së ndalimit, Hogue fshehu disa shishe “në zgavrat e pemëve që miqtë dhe të afërmit t’i gjenin dhe t’i shijonin”.

“Kur zbulova se stërgjyshi im kishte qenë një “moonshine man” (një njëri që merret me destilimin dhe tregtimin e pijeve alkoolike), m’u duk sikur dashuria ime për uiskin ishte e shkruar”,- tha Beyonce në një deklaratë. “SirDavis” është një mënyrë për të nderuar gjyshin tim, duke na bashkuar përmes një trashëgimie të re.”, tha ajo. Website-i i “SirDavis” përmban një letër të shkruar me dorë nga Beyoncé drejtuar Hogue duke thënë se “trashëgimia e tij është një forcë që më shtyn para”.

Receta u ideua nga Bill Lumsden, distiluesi i uiskit skocez “Glenmorangie” dhe “Ardbeg”, në pronësi të LVMH. Përbërja ka një pure që përmban 51% thekër dhe 49% elb të maltuar. Profili i shijes përshkruhet si ai i frutave me ngjyrë të kuqe të errët, karafil dhe kanellë, me një “ndjenjë elegante në gojë dhe shije që të kujton uiskin japonez dhe skocez”. LVMH tha se Beyonce ishte e përfshirë në dizajnimin e shishes, e cila përmban një logo të kalit prej bronzi, që përfaqëson rrënjët e Teksasit, të yllit të lindur në Houston.

#Befason #Beyoncé #Hedh #në #treg #uiskin #frymëzuar #nga #stërgjyshi #saj
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button