Aktualitet

E dënuar me 8 vite burg dhe 3500 euro gjobë në Greqi, kapet në kufi 30-vjeçarja shqiptare

Një 30-vjeçare shqiptare, ndaj të cilës ishte në pritje një dënim, është arrestuar mëngjesin e djeshëm nga efektivët e Policisë së Repartit i të Rojës Kufitare Delvinaki në Greqi.

Ajo është pikasur më datë 20.08.2024 në zonën e Bashkisë Pogon nga punonjësit e Policisë së Pogonit.

Nga hetimet paraprake të kryera nga Reparti I Kufitar Delvinaki, rezultoi se ajo kishte hyrë ilegalisht në Greqi disa ditë më parë, përmes kufirit greko-shqiptar, akt për të cilin u arrestua dhe po mbahej me qëllim deportimin në Shqipëri.

Nga marrja e shenjave të gishtave nga Departamenti i Hetimeve Kriminale të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Qarkut Epir, u konstatua me të dhëna identiteti të ndryshme nga ato që kishte deklaruar gjatë arrestimit fillestar. Konkretisht rezulton se ajo quhet Vasilika Maksuti 30 vjeç dhe se ishte dënuar nga Gjykata e Apelit Penal Një Anëtarshe e Kalamatës në vitin 2022 me 8 vite e 1 muaj burg dhe 3500 euro gjobë, për shkelje të legjislacionit për drogën.

E arrestuara është dërguar në Prokurorinë e Janinës.

/a.r

#dënuar #vite #burg #dhe #euro #gjobë #në #Greqi #kapet #në #kufi #30vjeçarja #shqiptare
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button