Aktualitet

Ekstradohet nga Franca 48-vjeçari, si e kërcënoi me jetë gruan në prani të fëmijëve të mitur

Interpol Tirana ka ekstraduar nga Franca, drejt vendit tonë, shtetasi shqiptar një 48-vjeçar, i lindur në Pukë.

Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi Gjykata e Apelit Shkodër e ka dënuar me 1 vit burgim, për veprën penale “Dhuna në familje”. Ky shtetas, pas disa konflikteve me bashkëshorten e tij (në proces divorci), e ka marrë atë në telefon dhe e ka kanosur me jetë, në prani të fëmijëve të saj të mitur.

Si rezultat i bashkëpunimit të Drejtorisë së Interpol Tirana me Interpol Paris, Francë, u bë i mundur arrestimi i tij në Francë, duke u finalizuar me ekstradimin drejt vendit tonë.

#Ekstradohet #nga #Franca #48vjeçari #kërcënoi #jetë #gruan #në #prani #të #fëmijëve #të #mitur
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button