Ia kërkoi Altin Dumani, KQZ dorëzon në SPAK dokumentacionin e plotë e dy tenderave

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka dorëzuar në SPAK dokumentacionin e plotë të dy procedurave tenderuese të zhvilluara nga ky institucion në vitet 2020 dhe 2021.
Dokumentet në fjalë u kërkuan nga SPAK përmes një shkrese të firmosur nga Altin Dumani më 16 gusht, për nevojën e një hetimi të nisur nga Prokuroria e Posaçme mbi këto dy procedura.
Referuar shkresës së mbërritur në KQZ, bëhet fjalë për prokurimin me objekt “Sisteme/pajisje të teknologjisë së informacionit për identifikimin elektronik të votuesve dhe verifikimin e tyre paszgjedhor”, të vitit 2020 dhe atë për “Sisteme/pajisje të teknologjisë së informacionit për votimin dhe numërimin e votave”.
Burime pranë KQZ konfirmuan për A2CNN se gjithë dokumentacioni i kërkuar i është vënë në dispozicon Prokurorisë së Posaçme.
Të dy tenderat që po verifikohen nga SPAK janë fituar pa garë nga kompania përkatëse dhe se vlera fituese e të cilëve ka qenë e afërt me vlerën e fondit limit.
/a.r
#kërkoi #Altin #Dumani #KQZ #dorëzon #në #SPAK #dokumentacionin #plotë #tenderave
Java News