Aktualitet

Veliaj: Nga 1 janari 2025, pensionistët do udhëtojnë falas me urban në Tiranë

Nga 1 janari i vitit 2025, pensionistët do të mund të udhëtojnë falas me të gjitha linjat urbane të kryeqytetit. Lajmi u bë me dije këtë të enjte (22 gusht) nga kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Lajmi i mirë për pensionistët është se nga 1 janari ne do të subvencionojmë transportin publik për ta. E kuptoj që inflacioni, çmimet janë një stres për pensionistët dhe teksa qeveria po mendon për rritjen e pensioneve, bashkia do të japë kontributin e saj, duke e bërë udhëtimin falas, nga 1 janari 2025, për të gjithë pensionistët e qytetit të Tiranës”, tha Veliaj.

Lajmi vjen pas vendimit të qeverisë për rritjen e pensioneve.

/a.r

#Veliaj #Nga #janari #pensionistët #udhëtojnë #falas #urban #në #Tiranë
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button