Aktualitet

“S’ka rrezik, ura duhet të hapet”/ Bajqinovci: Ushtarët e KFOR-it s’duhet të jenë te ura por në kufi – Policia e Kosovës reaguesi i parë

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, në një intervistë për Gazeta Blic, ka folur për çështjen e urës së Ibrit, kundërshtimin ndërkombëtar e insistimin e Qeverisë për hapjen e saj.

Ai thotë se më shumë se ndërkombëtarët, kundër hapjes së urës janë opozita.

Sipas deputetit, s’ka asnjë rrezik në veri dhe ura duhet të hapet.

“Opozita më shumë se ndërkombëtarët është kundër hapjes së urës së Ibrit. Ndërkombëtarët s’kanë argument pse s’duhet të hapet ura. Ata të gjitha raportet e viteve të kaluar ai kanë se duhet të hapet. S’ka rrezikim që të hapet ura. Veriu është nën kontroll”, thotë ai.

Bajqinovci vlerëson se ushtarët e KFOR-it duhet të largohen nga ura dhe të rrinë vetëm në kufi, derisa Policia e Kosovës është reaguesja e parë.

“S’duhet të ketë ushtarë të KFOR-it te ura, sepse vetë prania e tyre tregon ndarje, andaj edhe ushtarët, betoni e gurët duhet të largohen nga aty. Mendoj se ushtarët duhet të jenë vetëm në kufi, sepse reaguesi i parë është Policia e Kosovës dhe s’ka asnjë qytetar që nuk e do bashkimin e urës”, thekson deputeti për Gazeta Blic.

Ai shton se bashkësia ndërkombëtare po përdor standarde të dyfishta, ndërsa thotë se ushtarët amerikanë nuk i rrezikon askush.

“Ndërkombëtarët kanë standarde të dyfishta, dalin kundër raporteve të veta që thonë se ura duhet të hapet. S’ka njeri që mund t’i rrezikojë ushtarët amerikanë, Policia është e gatshme që ta mbrojë urën e Ibrit, kriminelët më s’janë në veri”, potencon Bajqinovci.

Deputeti nuk jep datë për hapjen e urës, por thotë se duhet të ndodhë shumë shpejt, derisa do të ketë edhe faza tjera pas asaj të parës për testim.

“Ura duhet të hapet shumë shpejt, faza e parë ka kaluar, do të ketë edhe faza tjera dhe besoj që shumë shpejt do të jetë e gatshme për kalim. Hapja e urës nuk sjell rrezik, ura ka qenë e mbyllur kur Radojçiq ka sulmuar në veri. Ne jemi për të pasur koordinim por ura duhet të hapet sepse s’ka asnjë rrezik hapja e saj dhe largimi i KFOR-it nga aty dhe largimi i pengesave”, deklaron deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci./Gazeta Blic/



#Ska #rrezik #ura #duhet #të #hapet #Bajqinovci #Ushtarët #KFORit #sduhet #të #jenë #ura #por #në #kufi #Policia #Kosovës #reaguesi #parë
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button