Aktualitet
Aksident në Leposaviq, lëndohen dy persona

Një aksident trafiku është regjistruar ditën e së mërkurës në Leposaviq, ku një veturë ka goditur nga mbrapa një veturë tjetër.
Si pasojë dy burra kanë pësuar lëndime.
“ I dyshuari mashkull kosovar derisa ishte duke e drejtuar automjetin e tij, nga mos mbajtja e distancës e godet veturën e viktimës mashkull kosovar. Përveç dëmeve materiale, lëndime trupore kanë pësuar dy viktimat meshkuj kosovarë dhe të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor e më pas janë liruar në shtëpi”, thuhet në raportin e policisë.
#Aksident #në #Leposaviq #lëndohen #persona
gazetablic.com