Shqipëria fërkon duart! Shtatori vjen dhe Jasir Asani po kthehet si më parë, prapë në formacionin e javës –

Shqipëria do të rikthehet që të luajë sërish në shtator, këtë herë në Ligën e Kombeve. Por ndryshe nga koha e Europianit, lojtarët tanë janë më në formë. Një prej tyre është edhe Jasir Asani, që për fatin e keq, para Gjermanisë, pati një problem në Kore dhe nuk luajti për shumë muaj te Gëangju.
Në sezonin e ri, duket një tjetër histori, aq sa trajneri i Gëangju e ka quajtur Asanin si një “nënshkrim të ri”. Në fillim erdhi goli i parë për të dhe ndeshjen tjetër, në humbjen 3-2 kundër Gangëon, Asani realizoi dy gola. Jasiri ka dalë sërish në formacionin e javës dhe duket se edhe në shtator, do të vazhdojë perfeksionin e lënë përgjysmë në kualifikueset e Europianit. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/
#Shqipëria #fërkon #duart #Shtatori #vjen #dhe #Jasir #Asani #kthehet #më #parë #prapë #në #formacionin #javës
SportExpress