Aktualitet

“Pas sherrit me mjete të forta morën armët”, zbardhet dëshmia e kamarierit për vrasjen e dyfishtë në Velipojë

Zbardhet dëshmia e kamarierit të hotel “Holiday’ në plazhin e Velipojës i cili në konfliktin e ndodhur mbrëmjen e djeshme mes dy vëllezërve, Edmir dhe Gëzim Frroku dhe Ersild Ishmit dhe Arsid Hoxhës mbeti i plagosur

Fillimisht personat janë konfliktuar me sende të forta dhe më pas dy vëllezërit Frroku kanë marrë armën e kanë qëlluar në drejtim të Ersild Ishmit dhe Arsid Hoxhës. Ai ka pohuar se ka pasur konflikt në datën 28 qershor ku ka qenë i përfshirë Ersild Ishmi. Ky i fundit kanosi me armë kuzhinierin e hotelit’ ka thënë Zyber Zagrad, 26 vjeç banues në Dibër.

Ai është plagosur gjatë konfliktit. E ndërsa vrasja ka ndodhur në orën 21:00 rreth orës 23:20, ai është paraqitur për të marrë mjekim, në spitalin rajonal të Lezhës. Ai është dëmtuar lehtë në këmbë, me armë zjarri.

Zef Frroku, xhaxhai i dy vëllezërve që vranë dy të rinjtë dje në Velipojë, në një deklaratë për media, tha se sipas tij fajin e ka Prokuroria dhe Gjykata që ka liruar një nga viktimat, Ersild Ishmin. Xhaxhai i referohet ngjarjes së 30 qershorit, kur 33-vjeçari Ersild Ishmi rezulton ka kanosur me armë kuzhinierin lokalit ‘Holiday’ në Velipojë. Ai thotë për mediat, se kërkojnë dejtësi, ndërsa sa u takon nipave që janë në arrati thotë se s’kanë kontaktuar.

Autorët e dyshuar, Eduard dhe Gëzim Frroku pronar të një hotelit, kanë qëlluar disa herë ndaj Ersild Ishmit dhe Arsid Hoxhës me armë zjarri.

Para dy javësh kanë pasur një konflikt, e kam parë në Tv. E ka marrë shteti, e ka liruar për tre-katër ditë. Shteti s’ka bërë mirë që e ka lëshuar, Policia e ka çuar atje, ai prokuror e gjykatës që e ka lëshuar s’ka bërë fare mire, as për ne, as për familjen tyre, rrezik për ne, familjen tyre dhe shtetin që favorizon kriminelë që vijnë këtu e bëjnë terror. Ky është rrezik.

S’kemi kontakte me nipin. Unë kam qenë në Bushat. Ata ngatërresat i trashegojnë tash e 20 vjet a më tepër. Nipat e mi, këtë mund e djersë, ata kanë shkuar që 14 vjeç në itali. Me llogarit punën që kanë bërë në Itali, për të bërë këtë biznes. Kanë ardhur e kanë investuar këtu.

Ne nuk kërkojmë asnjë prej shtetit, vetëm të drejtën e të madhit zot, sikur i ka hije drejtësisë. Kemi jetu me djersën e ballit.

/a.r

#Pas #sherrit #mjete #të #forta #morën #armët #zbardhet #dëshmia #kamarierit #për #vrasjen #dyfishtë #në #Velipojë
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button