Sport

Laçi-Tirana mbyllet në mënyrë të shëmtuar, Cordeiro ofendon tifozët e bardhebluve dhe del me karton të kuq –

Ndeshja mes Lacit dhe Tiranës është mbyllur në barazimin pa gola, 0-0. Një ndeshje e qetë, me temp jo të lartë, ndërsa protagonisti i ndeshjes ishte portieri i kurbinasve, Dajsinani. Më vecanërisht në minutën e 68 kur portieri i vendasve i mohoi një super gol Bajrovic.

Ndërkohë në fund, ndeshja është mbyllur në mënyrë të shëmtuar, me një skenë të turpshme për t’u parë. Futbollistin e Lacit, Cordeiron, e kanë braktisur nervat dhe ka ofenduar tifozët e bardhebluve duke treguar gishtin e mesit. Arbitri nuk e ka menduar dy herë për t’i nxjerrë kartonin e kuq Cordeiros, për ta dërguar në dhomat e zhveshjes dy minuta më herët. /Sport Ekspres/

#LaçiTirana #mbyllet #në #mënyrë #të #shëmtuar #Cordeiro #ofendon #tifozët #bardhebluve #dhe #del #karton #të #kuq
SportExpress

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button