Aktualitet
“Bill Gates i Britanisë” në mesin e të zhdukurve pas fundosjes së jahtit në Siçili

Një person ka humbur jetën dhe gjashtë të tjerë janë zhdukur pasi një jaht britanik u mbyt në brigjet e Siçilisë gjatë motit të keq.
Sipërmarrësi britanik i teknologjisë, Mike Lynch, 59 vjeç, është në mesin e të zhdukurve, ndërsa gruaja e tij, Angela Bacares, u arrit të shpëtohej.
Në bord ishin 22 persona në total, ku 15 persona prej tyre u shpëtuan duke përfshirë një fëmijë njëvjeçar.
Kapiteni i një anijeje deklaroi se gjeti 15 të mbijetuar në një gomone dhe lajmëroi rojet bregdetare
Jahti 56 metra, Bayesian, ishte rreth 700 metra larg nga porti kur u fundos./ BBC
/a.r
#Bill #Gates #Britanisë #në #mesin #të #zhdukurve #pas #fundosjes #së #jahtit #në #Siçili
Java News