Aktualitet

“Ndikuan investimet private dhe konsumi i brendshëm”/ BSH: Ekonomia shënoi rritje në fund të 2024

Gjatë muajve të fundit të 2024 dhe muajve të parë të këtij viti, ekonomia shqiptare ka shfaqur rritje për shkak të konsumit të brendshëm, por edhe nga investimet private sipas Bankës së Shqiperisë.

“Deri në tremujorin e katërt të vitit të kaluar ekonomia shqiptare u rrit në 4.1% në terma vjetor, Rritja ka qenë e mbështetur kryesisht nga konsumi i brendshëm dhe investimet krysisht të sektorit privat. Politika fiskale ka qenë përgjitheësisht konsoliduese dhe vetëm në fund të vitit përshpejtoi rritjen e shpenzimeve në mënyrë që të kapte nivelet e kërkuara të defiçitit buxhetor. Gjendja financiare e individëve, familjeve dhe bizneseve ka qenë përgjithësisht e mirë”, shprehet Klodian Shehu, dr. i departamentit të stabilitetit financiar,BSH.

Lufta tregtare globale e muajve të fundit, ekspozon disi edhe ekonominë e vendit tonë sidomos në drejtim të presioneve inflacioniste nënvizon Banka Qëndorore.


“Mbetet për tu parë se cili do të jetë rezultati i këtij zhvillimi që ka ndodhur në tregjet ndërkombëtare, por sido qoftë nëse ajo shoqërohet me rritje të pasigurisë ka shumë mundësi që të ketë rritje të normave të interesit, rritje të presioneve inflacioniste dhe kjo do të ndikojë në terma të konsumit dhe investimeve në përgjithësi dhe sigurisht që edhe ekonomia jonë mund të preket nga këto”, tha Shehu.

Banka e Shqipërisë thekson se dhe sistemi bankar në vendin tonë ka shfaqur performancë pozitive dhe të qëndrueshme.

Stylish GIF

#Ndikuan #investimet #private #dhe #konsumi #brendshëm #BSH #Ekonomia #shënoi #rritje #në #fund #të
JavaNews

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button