Sport
Në Laçi-Tirana “fiton” shiu dhe… mërzia!

Ndeshja në Kurbin mes Laçit dhe Tiranës ka nisur me 6 minuta me vonesë pasi kryesori, Olsid Ferataj verifikoi kushtet e terrenit pas reshjeve të dendura të shiut.
Sa i përket takimit, të dy skuadrat nuk arritën të shënonin asnjë gol duke ndarë nga një pikë. Tirana, e drejtuar nga Shkëmbi kthehet në kryeqytet me një pikë, e cila mund të mos mjaftojë për atë çfarë shfaqi ekipi në fushë.
Bardheblutë i shkuan disa herë pranë golit, por portieri kurbinas u tregua në lartësinë e duhur duke u mohuar golin Bajroviçit, Abelit dhe Jonuzit.
/a.r
#Në #LaçiTirana #fiton #shiu #dhe #mërzia
Java News