Aktualitet

Sezoni veror, 120,810 pasagjerë udhëtuan nga ose drejt portit të Durrësit përgjatë gjysmës së parë të gushtit

120,810 pasagjerë kanë udhëtuar nga ose drejt portit të Durrësit përgjatë gjysmës së parë të muajit gusht.

Referuar të dhënave zyrtare të Autoritetit Portual Durrës, tragetet e linjës Durrës-Bari/Ankona kanë transportuar 73,701 pasagjerë në hyrje dhe 47, 109 pasagjerë janë regjstruar në dalje nga vendi ynë drejt brigjeve italiane.

Po ashtu rritja është reflektuar dhe në numrin e automjeteve, trailerave dhe kamionëve të përpunuar në Terminalin e Trageteve përgjatë periudhës 1-15 gusht 2024 numërohen 32,797 automjete dhe 3,950 kamiona dhe trailerë.

Të gjitha instancat shtetërore dhe private që operojnë në portin më të madh në vend janë angazhuar në mbarëvajtjen e operacioneve në Terminalin e Trageteve, periudhë e cila përkon dhe me pikun e sezonit turistik veror.

/a.r

#Sezoni #veror #pasagjerë #udhëtuan #nga #ose #drejt #portit #të #Durrësit #përgjatë #gjysmës #së #parë #të #gushtit
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button