Aktualitet

Sali Berisha zbardh marrëveshjen për bashkëqeverisjen PD-PS dhe rrëfen si refuzoi këtë pakt duke dalë kundër SHBA, zbulohen pazaret e tij me Ramën, ja çfarë ndodhi në takimin me këshilltarin izraelit të Bashës në 2021

Ish-kryeministri Sali Berisha ka konfirmuar dje se ka qenë ai sebepi që “hodhi në erë” planet e Shteteve të Bashkuar të Amerikës për ta çuar Shqipërinë drejt një bashkëqeverisje PS-PD. Në vitin 2021, në korridoret e politikës dhe diplomacisë u hodh ideja e një bashkëqeverisje mes socialistëve dhe demokratëve, marrëveshje kjo që do të qetësonte situatën e nxehtë politike që karakterizon vendin tonë dhe do të çonte përpara implementimin e shumë reformave në kuadër të procesit të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Gazeta “SOT” si e vetmja media në Shqipëri i dha shumë jehonë këtij projekti që mbështetej fuqishëm nga Uashingtoni dhe Brukseli, ndërkohë që vetë protagonistët kryesor të politikës aktive, Edi Rama dhe Lulzim Basha, në deklarata dhe vendimet e tyre të marrë asokohe, lanë të nënkuptohet se kanë qenë dakord. Por përballë këtij terri informativ, Berisha ka shfrytëzuar dje konferencën e përjavshme me gazetarët, teksa ka treguar se bashkëqeverisja Basha-Rama ka qenë gati qysh para zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit 2021 dhe se ajo do të merrte jetë pas tyre. Mirëpo ai theksoi se ka qenë kundër. Berisha zbuloi se ka pasur një takim me këshllitari izraelit të fushatës së Bashës, të cilit, ku është folur për këtë çështje. “Lulzim Basha, duhet të më falësh, se do ta përsëris prapë të njëjtën gjë 4-5 ditë para zgjedhjeve më dërgon mua këshilltarin, një burrë të nderuar të kompanisë izraelite, çfarë do mendojë për koalicionin e madh pas zgjedhjeve, në rast se nuk fitojmë zgjedhjet? Dhe unë i dhashë përgjigje bindjen që kisha. Pra, Lulzim Basha i sakrifikoi zgjedhjet, sepse u vu në garë dhe në përpjekje për të krijuar qeveri me Edi Ramën për të marrë poste. Dhe këtu në këtë ndërtesë filloi ndarja e posteve e drejtorive, zv/ministrave, ministrave. Nuk është e vërtetë që u mbrojt vota. Dhe unë shtyja, por pastaj e kuptova që kjo kishte marrë fund”, deklaroi dje Berisha.

Arsyet pse u “hodh në erë” akti PD-PS

Në vitin 2021, Shqipëria u përfshi nga një mori ngjarje të rëndësishme, njëra prej të cilave ishte shpallja “non grata” e ish-kryeministrit Sali Berisha nga Departamenti Amerikan i Shtetit në maj të këtij viti. Ky vendim i DASH i kapi të gjithë në befasi. Ndërkohë që Rama, i cili deri para disa javësh, që përkonte me zgjedhjet parlamentare të 25 prillit 2021 dhe disa ditë pasi ato ishin mbyllur, përbetohej në media dhe rrjetet sociale se ishte i gatshëm të bashkëpunonte me Bashën pa kushte, sikundër e pohoi dje edh Berisha, papritur e kyçi gojën, duke u kthyer në një “memec”. Fjala bashkëqeverisje nuk dëgjohej gjëkundi dhe dora e shtrirë për kundërshtarin e tij nuk shihej kërkund. Si duket Rama, që është në politikë dhe jeton në simbiozë me Berishën, u “helmua” nga shpallja “non grata” e Berishës dhe në shenjë hakmarrje ai, shkeli pretimin që u kishte bërë amerikanëve, një bashkëqeverisje PD-PS për hir të Shqipërisë. Shefi i qeverisë i dehur nga fitorja e zgjedhjeve të 2021 dhe i vrerosur nga që “miku” i tij Berisha ishte sanksionuar familjarisht, zgjodhi të tradhtonte amerikanët dhe të bëhej palë me ish-kryeministrin “non grata”, “pazar” të cilin e vijojnë ende me njëri-tjetrin qysh prej vitit 2008, duke filluar nga pasurimi, te amnistia penale.  

Ja si Rama theu paktin  17 majit

Javët e protestës nën çadër poshtë dritares së Ramës kulmuan me një tryezë bisedimi partiake, e cila në fund përfundoi në një takim disa orësh kokë më kokë mes Ramës dhe Bashës. Pra më 17 maj 2017 u bë një pakt në kurriz të LSI. Meta fillimisht deklaronte se nuk do i ndodhë asgjë LSI, por pastaj braktisi kostumin e presidentit dhe doli në fushatë duke sulmuar Ramën dhe Bashën. Ai e kuptoi se futja në zgjedhje pa koalicione ishte goditje ndaj LSI. Po ashtu, nga ai pakt u shpartallua Berisha. Basha ja hoqi nga Parlamenti të gjithë deputetët besnikë, nga Topalli e Bode, te Patozi, Bregu, Imami, e shumë emra të tjerë. Përmes tyre, Berisha e mbante nën kontroll Bashën, por me emrat e rinj që u futën, lideri demokrat e mori në kontroll partinë. Nga takimi shumë dashamirës mes tyre lindi qeveria e përbashkët, e cila do përgatiste zgjedhjet që po vinin. Demokratët morën drejtimin e disa ministrive kyçe të kësaj qeverie që vetëm de jure drejtohej nga Rama, i cili ato muaj pothuajse nuk u shfaq në godinën e Kryeministrisë duke lënë violinë të parë ish-zëvendës kryeministren e zgjedhur nga PD. Pakti prodhoi një fushatë elektorale të qetë, me tone të ulëta mes PD dhe PS dhe më një gjuhë të ashpër ndaj LSI së Ilir Metës, e cila në sytë e njerëzve po shfaqej si opozita e vetme. Por gjatë rrugës, Rama theu paktin me SHBA e Bashën dhe kjo bëri që opozita të “derdhej” rrugëve me protesta të dhunshme.  Gjatë gjithë kësaj periudhe Rama mesa duket ka nisur pazaret e fshehta për të treguar tek amerikanët se nuk mund të bashkëpunojë me një parti të lidhur me rusët.

Roli i Sali Berishës

Në prapaskenë për të thyer kërkesën e amerikanëve ka një rol të fortë dhe Sali Berisha. Ish-kryeministri bëri pakt me SHBA që do të tërhiqej nga politika, por një gjë e tillë nuk ndodhi.  Dalja nga loja është një ilaç pastrues shumë i vjetër në sistemin politik. Kemi dhjetëra shembuj ku njerëz ikin për lloj-lloj konsumesh, siç ishte dhe Merkel. Berisha ka qëndruar në PD shumë përtej kohës që do të duhej të kishte qëndruar. Ish-kryeministri theu paktin me amerikanët. Madje ditët e fundit Berisha e ka konfirmuar vetë se PD e PS do të shkonin në bashkëqeverisje në 2018. Berisha shkon më tej duke u shprehur se shpallja “non grata” erdhi pas refuzimit të tij për të formuar një koalicion me Partinë Socialiste. “Unë e di që arroganca e atyre që kanë firmosur për non gratën time nuk lejon të kërkosh të falur, por unë kërkoj të më kërkojnë të falur. Unë kam durim,” u shpreh Berisha. Pra dalja në lojë e pazarit të Ramës me ish-agjentin e FBI për të dëmtuar PD zbardh shumë qartë të gjitha prapaskenat që deri më tani nuk kishin një shpjegim të qartë.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button