Aktualitet

Vjen ndërhyrja nga ajri, vihen nën kontroll flakët në Frakull të Fierit

Falë ndërhyrjes nga ajri, zjarri në Frakull të Vogël është vënë nën kontroll. Sipas një bilanci paraprak, mësohet se janë djegur afërsisht 5000 rrënjë ullinj.

Vatrat e zjarrit që u shfaqën në mesnatën e kaluar u neutralizuan gjatë orëve të para të mëngjesit. Megjithatë, mesditën e sotme ato janë riaktivizuar përsëri me një intensitet më të lartë, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në ullishte dhe vreshtari.

Shtatë mjete zjarrfikëse dhe një autobot i Bashkisë Fier, me personel zjarrfikës prej 32 vetësh, kanë qenë në terren, por ndërhyrja e tyre ishte e pamundur për shkak të terrenit të vështirë. Ndërhyrja nga ajri ishte e vetmja mënyrë për të vënë zjarrin nën kontroll.

#Vjen #ndërhyrja #nga #ajri #vihen #nën #kontroll #flakët #në #Frakull #të #Fierit
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button