Aktualitet

Haxhiu: Pushteti t’u japë fund kakarisjeve e sfilatave te Ura – ose ta hapë Urën ose të kordinohet me aleatët

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, e ka paralajmëruar Kosovën se rrezikon të mbetet e “vetme dhe mbrapa”, nëse nuk i dëgjon miqtë dhe aleatët e vet, pas veprimeve të fundit në veriun e vendit.

Lidhur me këtë çështje, në një prononcim për Gazeta Blic, u deklarua deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu.

Ai tha se Ura e Ibrit është stabile, ndërsa Qeveria dhe Presidentja Osmani janë të dështuar në qeverisje.

“Ura është stabile, ndërsa Qeveria dhe Presidentja janë labil, janë të dështuar në qeverisje dhe menaxhim të situatave”, deklaroi ai.

Deputeti e quajti fatëkeqësi për vendin situatën në të cilën është futur Kosova, sipas tij për vota për qëllime elektorale.

“Situata në të cilin e kanë futur Kosovën për ca vota për qëllime elektorale është fatëkeqësi për vendin”, tha ai.

Haxhiu tha se pushteti ose ta hapë urën, ose të kordionohet me partnerët ndërkombëtarë dhe t’i japin fund sipas tij kakarisjeve dhe sfilatave te Ura.

“Pushteti duhet t’ju japë fund kakarisjeve e sfiladave te Ura, ose ta hapin Urën ose të kordinohen me partnerët ndërkombëtarë”, deklaroi deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu.//



#Haxhiu #Pushteti #japë #fund #kakarisjeve #sfilatave #Ura #ose #hapë #Urën #ose #të #kordinohet #aleatët
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button