Aktualitet

Rreth 25 mijë gjoba brenda javës për shkelje të rregullave në trafik: Arrestohen 61 shoferë

Shkeljet e rregullave rrugore nga shoferët kanë bërë që 61 prej tyre të arrestohen, brenda kësaj jave në Shqipëri.

39 prej shoferëve drejtonin mjetin në gjendje të dehur dhe 22 për drejtim të mjetit pa leje drejtimi.

Nga ana tjetër janë pezulluar 168 leje drejtimi, për shpejtësi mbi normat e lejuara, për drejtim të mjetit nën efektin e alkoolit/në gjendje të dehur dhe për qarkullim në sens të kundërt.

Gjithsej nga policia janë vënë 24,729 gjoba, kryesisht për parkim të gabuar dhe shpejtësi tej normave të lejuara:

– 7 234 për shpejtësi tej normave të lejuara;

– 1 341 për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit;

– 1 542 për mospërdorim të rripit të sigurimit;

– 3 332 për parakalime të gabuara;

– 356 për mosvendosje të kaskës mbrojtëse;

– 219 për manovra të rrezikshme në rrugë;

– 258 për drejtim të mjetit nën efektin e alkoolit;

– 9 234 për parkim të gabuar;

– 1 213 për shkelje të tjera.



#Rreth #mijë #gjoba #brenda #javës #për #shkelje #të #rregullave #në #trafik #Arrestohen #shoferë
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button