Aktualitet

Zgjedhjet/ Analisti bën parashikimin se cila parti fiton

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka caktuar datën 9 shkurt 2025 për mbajtjen e zgjedhjeve të rregullta parlamentare.

Përmes dekretit zyrtar të nënshkruar nga presidentja, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve udhëzohet t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për organizimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve.

Lidhur me këtë çështje, në një prononcim për , u deklarua analisti politik, Gazmir Raci.

Se çfarë mund të pritet nga zgjedhjet dhe parashikimi për rezultatet, ai tha se mund të analizohet mbi sondazhet e fundit.

“Mbi sondazhe mundemi me analizu sepse nuk kemi të dhënë të tjera, prej sondazheve të fundit që kanë dalë dhe janë bërë, Lëvizja Vetëvendosje prinë d.m.th është e para. Dhe, natyrisht ajo pritet ta themelojë qeverinë e re”, tha ai për ‘’.

Rikujtojmë se pas caktimit të datës së zgjedhjeve, kanë reaguar edhe tri partitë më të mëdha opozitare, ku janë shprehur optimist se do ta mposhtin VV-në në zgjedhje dhe se Kurti më s’do të jetë në pushtet.

//



#Zgjedhjet #Analisti #bën #parashikimin #cila #parti #fiton
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button