Trofeu i tretë për Xhakën! Leverkuseni fiton Superkupën e Gjermanisë me 10 lojtarë që nga minuta e 37 –
Bajer Leverkuseni e ka nisur sezonin e ri me trofe. Granit Xhaka ka marrë në duart e tij kupën e tretë që nga momenti që firmosi me “aspirinat”. Leverkuseni ka mposhtur Shtutgartin në finalen e Superkupës së Gjermanisë. Bonifejsi zhbllokoi rezultatin që në minutën e 11 të takimit, por vetëm 4 minuta më vonë Miloti ktheu sërish baraspeshën.
Ndeshja u vështirësua edhe më tepër për “aspirinat” në minutën e 37. Terrieri u ndëshkua me karton të kuq, duke e lënë ekipin me 10 lojtarë. Deniz Undavi përmbysi përkohësisht shifat në minutën e 63-të, por Leverkuseni nuk u dorëzua deri në fund. Ekipi i drejtuar nga Çabi Alonso nuk e harroi zakonin e vjetër, teksa goli i Shikut në minutën e 88 e dërgoi sfidën drejt penalltive. Në ruletën ruse të 11 metërshave fati ishte në krahun e kampionëve në fuqi të Gjermanisë, të cilët siguruan sot trofeun e 5 në historinë e klubit./Sport Ekspres/
#Trofeu #tretë #për #Xhakën #Leverkuseni #fiton #Superkupën #Gjermanisë #lojtarë #që #nga #minuta
SportExpress