Sport

Liverpool e nis me këmbën e mbarë sezonin e ri, Salah sërish i papërmbajtshëm

Ndeshja midis Ipsuiç Taun dhe Liverpulit, e fituar 2-0 nga të kuqtë, falë golave të Zhota në minutën e 60 dhe Salah 5 minuta më vonë do të mbetet përgjithmonë në historinë e Premier Ligës. Kjo pasi, përveç rikthimit të “Tractor Boys” në elitën e futbollit kombëtar anglez, ndeshja e nisur në orën 13:30 në “Portman Road” ishte gjithashtu e para e “Reds” pa trajnerin Jurgen Klop në pankinë, që nga viti 2015.

Dy statistika sigurisht të rëndësishme, të cilat rrisnin më tej “aksionet” në çmimin e kësaj ndeshjeje ndërmjet ekipeve të drejtuara nga MekKena dhe Slot, dy trajnerë debutues në Premier Ligë. Një ballafaqim që ka parë vendësit të mbaheshin në 45 minutat e para, me entuziazmin e debutuesve në Premier Ligëe, por pastaj, në fraksionin e dytë, evidentuan diferencat e mëdha.

Liverpuli ka ndryshuar “marsh” dhe nuk e pati shumë të vështirë të zhbllokonte shifrat, madje edhe të “blindonte” fitoren e parë në kampionatin e ri me golin e dytë. Rezultat i pritshëm edhe në letër, teksa Ipsuiç Taun duhet t’i kërkojë pikët e mbijetesës me rivalë të tjerë, jo ata që janë favoritë për titullin.

#Liverpool #nis #këmbën #mbarë #sezonin #Salah #sërish #papërmbajtshëm
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button