“Lutju Zotit mos të të takoj”/ Mediat e Kosovës publikojnë mesazhet e autorit të vrasjes së të moshuarit, dyshohet se kishte ngacmuar motrat e tij

Mediat në Kosovë zbulojnë detaje nga vrasja që ndodhi mbrëmjen e djeshme në Ferizaj, ku një punonjës policie qëlloi për vdekje burrin e tezes së tij, një i moshuar rreth të 90-tave.
Viktima u identifikua si Sadri Sadriu, ndërsa autor ishte punonjësi i policisë Festim Ramadani, i cili u vetëdorëzua pas ngjarjes.
Nacionale mëson se ‘motivi i vrasjes’ ishte ‘dhunimi seksual i dy motrave të autorit, Festim Ramadanit, nga ana e viktimës, Sadri Sadriu, kur ato ishin të mitura’.
Për rastin tronditës sipas Nacionales ka qenë i informuar edhe bashkëshorti i Presidentes, Prindon Sadriu, njëherësh nipi i viktimës, por edhe vetë Presidentja Vjosa Osmani.
Prindon Sadriu dhe Vjosa Osmani ishin futur edhe në një grup komunikimi në Facebook, ku familja Ramadani kishte rrëfyer gjitha pretendimet e tyre për viktimën Sadri Sadriu.
Nga disa komunikime që ka parë Nacionale ndërmjet familjarëve Sadriu – Ramadani, aty shihet se në ‘chat-in’ e komunikimeve, ishte edhe Prindon Sadriu si dhe Vjosa Osmani-Sadriu.
Një pjesë e komunikimit në grupin e Facebook, ku ishte edhe Prindon Sadriu dhe presidentja Osmani:
Familjarët e vrasësit ishin të indinjuar që rasti nuk po trajtohej nga organet e drejtësisë’ duke aluduar në anashkalimin e tij ‘falë fuqisë politike të familjes Sadriu’.
Për të gjitha këto pretendime, Nacionale ka kontaktuar edhe Presidencën e Republikës së Kosovës, por deri në momentin e publikimit të këtij lajmi, të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje.
Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me vrasjen që ndodhi mbrëmjen e djeshme, ku thotë se efektivi ka qenë jashtë detyrës zyrtare.
Përveç Ramadanit që u vetëdorëzua në Polici, në orët pas ngjarjes është vënë në pranga dhe një bashkëpunëtor i tij.
#Lutju #Zotit #mos #të #të #takoj #Mediat #Kosovës #publikojnë #mesazhet #autorit #të #vrasjes #së #të #moshuarit #dyshohet #kishte #ngacmuar #motrat #tij
Java News