Zjarrfikës e vullnetarë, luftë me flakët në Mallakastër! Digjet shtëpia e tretë, ndërhyn edhe helikopteri

Prej disa orësh në fshatin Cerile të Mallakastrës vijon beteja e forcave zjarrfikëse dhe atyre të ushtrisë me flakët. Me ardhjen e helikopterit zjarri ka ulur intensitetin, por është era ajo që ndez vatra të reja.
Sipas përgjegjësit të shërbimit zjarrfikës, Beso Enveri, terreni ka qenë i vështirë dhe jo vetëm zjarrfikësit por edhe banorë të zonës kanë punuar me mjete rrethanore për fikjen e zjarrit.
Zjarri ka që në mbrëmjen e djeshme që është aktivizuar, ndërsa janë përfshirë nga flakët tre banesa, dy prej tyre të pabanueshme. Fatmirësisht nuk ka patur jetë të rrezikuara apo probleme në shëndetin e banorëve.
Dëmet nga zjarri janë të konsiderueshme dhe aksioni për shuarjen e flakëve vijon si nga toka ashtu edhe nga ajri.
/a.r
#Zjarrfikës #vullnetarë #luftë #flakët #në #Mallakastër #Digjet #shtëpia #tretë #ndërhyn #edhe #helikopteri
Java News