Ish-fotografi personal e viziton Thaçin në Hagë: Ai është duke e mbrojtur Kosovën dhe krejt neve

Ish-fotografi i ish-presidentit Hashim Thaçi, Astrit Ibrahimi, e ka vizituar ish-shefin e tij, i cili prej katër vitesh po mbahet në Hagë.
Pas vizitës, ai është shprehur i emocionuar duke thënë se me ish-presidentin ka kaluar një pjesë të madhe të jetës.
Në profilin e tij në “Facebook”, Ibrahimi ka shkruar se Thaçi në Hagë po e mbron Kosovën dhe gjithë shqiptarët.
“Sapo isha ne Hage te Presidenti Thaçi. Me te kam kalu nje pjese te madhe te jetes profesionale por edhe thjesht njerezore. Atje eshte tu e mbrojt Kosoven dhe krejt neve. Me pelqeu optimizmi i pashoq i tij dhe po kthehem me bindje qe kjo vale e optimizmit te tij me nje moment do te sjell nje cunami te progresit per krejt neve”, ka shkruar ai.
#Ishfotografi #personal #viziton #Thaçin #në #Hagë #është #duke #mbrojtur #Kosovën #dhe #krejt #neve
gazetablic.com