Aktualitet

Nga Olta Gixhari, te Big Basta / VIP-at i bashkohen fushatës për mbjelljen e pemëve në Tiranë

Personazhet e njohur shqiptarë i janë bashkuar fushatës së Bashkisë së Tiranës për mbjelljen e pemëve në kryeqytet.

Artisti i njohur, Big Basta i shoqëruar nga djali i tij, Lian kanë mbjellë disa fidanë bashkë me ekipin e Bashkisë së Tiranës.

Fushatës i është bashkuar edhe sportistja e njohur Luiza Gega.

Më herët, kësaj nisme iu bashkua edhe aktorja e njohur Olta Gixhari me djalin e saj Amar.

Bashkia e Tiranës do të vijojë me fushatën e saj për shtimin e gjelbërimit edhe këtë vit, ndërkohë që kryebashkiaku Veliaj ka bërë thirrje shkurti të kthehet në një muaj mobilizimi masiv për mbjelljen e pemëve.

/a.r

#Nga #Olta #Gixhari #Big #Basta #VIPat #bashkohen #fushatës #për #mbjelljen #pemëve #në #Tiranë
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button