përputhjes
-
Aktualitet
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me asambletë e PS në Kamëz, ku theksoi se ky qytet është një shembull i jashtëzakonshëm i përputhjes mes pritshmërive të votuesve dhe punëve të realizuara nga qeveria. Ai e cilësoi Kamzën një model të qeverisjes së suksesshme, ku nuk bëhet dallim mes të majtëve dhe të djathtëve, duke theksuar se mbështetja e qytetarëve ka qenë pozitive dhe e vazhdueshme. “Në se ka një vend në Shqipëri ku përputhja mes pritshmërive nga vota dhe punëve të bëra është thuajse 100 përqind, ky vend është Kamza. Është prova e një qeverisjeje dhe mbështetje nga qeveria qendrore që nuk i ndan njerëzit, të majtë apo të djathtë, e as në përkatësira krahinore. Qytetarët demokratë kanë lindur me këmishë sepse edhe kur nuk na votojnë na e shohin hajrin. Për këtë është shumë rëndësishme që ndryshe nga të gjithë zgjedhjet e tjera, 11 maji është një zgjedhje ku jo vetëm për ne si PS ka shumë rëndësi rezultati. Por kur rezultati ka një rëndësi historike për Shqipërinë, pasi më 11 maj duhet ë marrë të gjithë energjinë e nevojshme për të kryer procesin e negociatave me BE dhe për të shfrytëzuar dritaren e një mundësie historike”, tha Rama.
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me asambletë e PS në Kamëz, ku theksoi se ky qytet është një…
Lexo më shumë »