‘Kjo ma ndryshoi jetën’- Ushtari i KFOR-it kujton ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë

Më 12 qershor 1999-të, forcat e NATO-s hyjnë në Kosovë pas 78 ditësh të bombardimeve, duke çliruar përfundimisht Kosovën nga regjimi i Sllobodan Millosheviqit.
Kjo datë ka një rëndësi të veçantë edhe për Kenneth Andersen, i cili atë kohë shërbente në vendin tonë si ushtar i KFOR-it.
Ai e ka kujtuar 25 vjetorin e çlirimit të Kosovës, me anë të një shkrimi.
Andersen përshkruan se si i pa rrugëve mijëra njerëz duke i pritur trupat e Aleancës Veriatlantike, duke hyrë në Kosovë.
“Kjo ndryshoi jetën time”, shkroi ai në X.
25 years ago, today:
On June 12, 1999, KFOR arrived in Kosovo, and was greeted by thousands of people along the roads.I served as press officer with KFOR from July 1999 to January 2000. This changed my life. Grateful for all the friends and colleagues in/from Kosovo! pic.twitter.com/74skI092fL
— Kenneth Andresen (@kennethandresen) June 12, 2024
#Kjo #ndryshoi #jetën #Ushtari #KFORit #kujton #ndërhyrjen #NATOs #në #Kosovë
gazetablic.com