Përmbysja e Aston Vilës shkakton ankth te PSG-ja! Parisienët kualifikohen mes vuajtesh, Dortmundit nuk i mjaftojnë 3 gola për të eleminuar Barçën

PSG-ja dhe Barcelona janë dy ekipet e para gjysmëfinaliste të Ligës së Kampionëve. Një kualifikim i vështirë për të dyja ekipet, të cilat janë mposhtur mbrëmjen e sotme. Parisienët e nisën vrullshëm transfertë angleze. Hakimi tundi rrjetën në minutën e 11, ndërsa në të 27-n Nuno Mendezi dyfishoi shifrat. Më pas ishte Tilemansi ai që ngushtoi diferencat për Aston Vilën me golin e shënuar në minutën e 34-t.
Pjesa e dytë foli për vendasit, teksa Mekxhini në minutën e 54-t dhe Konsa vetëm 3 minuta më vonë përmbysën shifrat e takimit. Megjithatë fitorja nuk 3-2 nuk i mjaftoi Aston Vilës, pasi i nevojitej edhe një gol për ta dërguar ndeshjen në shtesa.
Në krahun tjetër Barcelona është mposhtur me shifrat 3-1 nga Borusia e Dortmundit. Girasi shënoi “hat-trick” për gjermanët me golat e realizuar përkatësisht në minutat 11, 49 dhe 76. Ndërkaq, Bensebani shënoi një autogol në minutën e 54-t të ndeshjes, duke zbehur ndjeshëm shpresat e Borusias për një kualifikim të mundshëm./Sport Ekspres/
#Përmbysja #Aston #Vilës #shkakton #ankth #PSGja #Parisienët #kualifikohen #mes #vuajtesh #Dortmundit #nuk #mjaftojnë #gola #për #të #eleminuar #Barçën
SportExpress