Sport
Lojtarët e PSG-së shohin njëri-tjetrin të çuditur me gafën e anglezëve, u vendosin himnin e… Europa League-s

Përballja e sotme mes Aston Villa-s dhe PSG-së ka nisur me një gafë. Futbollistët u rreshtuan për të respektuar himnin zyrtar të Champions League-s, por u habitën me atë që dëgjuan.
Lojtarët e PSG-së filluan të shihnin njëri-tjetrin të çuditur, ndërsa të njëjtat shprehi dalloheshin edhe në radhët e skuadrës angleze. Në sfond nuk ishte vendosur himni i Champions-it, por ai i Europa League-s. Një gafë e madhe, e cila padyshim ka bërë xhiron e rrjetit./Sport Ekspres/
#Lojtarët #PSGsë #shohin #njëritjetrin #të #çuditur #gafën #anglezëve #vendosin #himnin #Europa #Leagues
SportExpress